Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se përmes vendosjes së ligjshmërisë është bërë progres në shërbimin e jashtëm të Kosovës.
Në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se asnjë diplomat nuk është avancuar me prapavijë politike.
“Vënia e ligjshmërisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës jo vetëm që ka qenë synim, por ka qenë e dukshme për secilin që progresi është bërë. Sa i përket faktit që favorizohen nga ana ime diplomatë që politikisht anojnë kah ne, atëherë me përgjegjësi them se po të kishte qenë ky kriteri nuk do të kisha avancuar asnjë diplomat”.
“Ju më mirë se unë që kam jetuar 30 vjet në Gjermani, se nga cila parti apo spektër politik vijnë ata njerëz që janë diplomatë të Kosovës me një masë të madhe. Asnjëherë në MPJD nuk është kërkuar as lojalitet politik dhe as lojalitet partiak nga asnjë zyrtar dhe asnjë diplomat. Gjithmonë kam përsëritur se lojaliteti kërkohet ndaj Kosovës dhe detyrës që ka marrë secili diplomat. Asnjeri prej tyre nuk është anëtar i partive politike të koalicionit tonë, asnjë i vetëm”, u shpreh ajo.
Mirëpo, deputetët opozitarë u shprehën kritikë karshi kryediplomates, siç thanë për politizimin e shërbimit të jashtëm.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se kanë pranuar mbi 40 ankesa nga diplomatë për MPJD-në. Sipas saj, disa prej shkarkimeve kanë qenë joligjore.
“Gjitha këto vlerësoj se përbëjnë shkelje ligjore dhe nëse ke ardh të bësh ndryshim pse po lejoni që të ndodhin këto shkelje ligjore në vazhdimësi”, tha ajo.
Kritike u tregua edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Ka qenë shqetësuese se plotë diplomatë na kanë adresuar në komision për shkarkime at-hoc që është bërë. Kjo nuk është e drejtë dhe etike shkarkimi me një e-mail, pasi ka procedura dhe një diplomat që i ka shërbyer Kosovës, ka procedura dhe duhet të lihet hapësirë kohore”, deklaroi ajo.
Në anën tjetër, kryetari i Komisionit, Haki Abazi, pyeti ministren për hapjen e përfaqësimit diplomatik në Pakistan dhe për strategjinë e njohjeve të reja.
“Me 1 shkurt iu kam dërguar një e-mail për hapjen e përfaqësisë diplomatike në Pakistan, a është e përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm hapja e përfaqësisë të reja. Kemi ngecje në njohjet e reja, por edhe anëtarësimin dhe diskutimin në mekanizmat ndërkombëtar siç është UNESCO, Interpoli dhe të tjera. A keni parapa mekanizëm të analizuar efekti dhe buxhetor, apo angazhim direkt vetëm për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtare”, theksoi ai.
Lidhur me njohjet e reja, ministrja Gërvalla tha se kjo çështje është e ndjeshme dhe gjatë këtij viti do të pranonte të diskutonte me komisionit, por me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, tha se kanë buxhetuar hapjen e misioneve të reja diplomatike, mirëpo nuk tregoi në cilin shtet.
Sa i përket misioneve të reja, janë paraparë në buxhet, por pa e specifikuar se cili do të jetë misioni. Por është paraparë një numër sosh, mandje këtë vit për një mision të ri, nuk e di sa është në fazën që të bëhet publik, pasi këto ditë kemi paraqitë kërkesën tek kryeministri për hapjen e një misioni të ri…Sa i përket strategjisë së njohjes unë iu propozova që takohemi edhe një herë gjatë këtij viti dhe të diskutojmë, madje një pjesë edhe jo publike, pasi çështja e njohjeve të reja është temë shumë e ndjeshme”, tha ajo.
Sa i përket pretendimeve të deputetëve opozitarë për hapjen me dhunë të një zyre në MPJD, ministrja Gërvalla tha se e njëjta ka qenë e një zyrtari që ka qenë në pushim pa pagesë dhe ka refuzuar t’i dorëzojë çelësat e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht