Steven Gerrard ka shënuar një gol të bukur në MLS me La Galaxy.

Ish-mesfushori i Liverpoolit arriti të driblon bukur në zonë dhe më pas qëlloi mjeshtërisht portën e New England Revolution.


Ndeshja përfundoi 4-2 për LA Galaxy dhe goli i Gerrard erdhi në minutat shtesë të takimit.

Ky ishte goli i dytë i anglezit në MLS, aq sa ka edhe Shkëlzen Gashi. /Telegrafi/