Këngëtarja thotë se publiku dhe të tjerët, atë dhe të gjitha këngëtaret e tjera duhet t’i vlerësojnë nga vokali i tyre.

“Unë në fillim të karrierës sime nuk kam pasur asnjë përkrahje nga të tjerët, nuk kam pasur asnjë të njohur. Përkrahja e publikut ka qenë ajo që më ka sjell deri këtu dhe shpresoj shumë që këtë publiku ta ketë bërë duke më vlerësuar nga zëri”, ka thënë Genta.

Këngëtarja ka pohuar se ndihet shumë keq kur në të shumtën e rasteve të tjerët i vlerësojnë këngëtaret nga pamje e jashtme, duke e përfshirë edhe vetë atë. /ktv/