Ka kaluar më shumë se një vit që kur këngëtarja Genta Ismajli nuk ka sjell projekt të ri muzikor.

Ai i fundit mbetet “Zjarr”, të cilin artistja nga Gjilani e lansoi pikërisht më 30 mars të vitit 2019.


Dhe tani pas një kohe të gjatë, 36 vjeçarja përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale paralajmëron rikthimin në skenë.

Screenshot 1 72 Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo ka ndarë disa pamje të klipit në InstaStory dhe thotë 'se shumë shpejt diçka e mirë po vjen'.

"Bëhuni gati. Diçka e mirë po vjen", ka shkruar ajo.

Siç shihet, këngëtarja po përgatit diçka të veçantë për fansat dhe se kjo pritje e gjatë ia ka vlejtur.

Screenshot 5 19 Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Ndërkaq, nuk dihet nëse ky është bashkëpunimi i saj me një artist turk, të cilin e paralajmëroi para disa muajsh. /Telegrafi/