LAJMI I FUNDIT:

Genta Ismajli feston ditëlindjen, momenti i tortës nuk shkon siç e kishte pritur (Video)

Genta Ismajli feston ditëlindjen, momenti i tortës nuk shkon siç e kishte pritur (Video)

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 33-të.

Me këtë rast ajo ka marrë plot urime dhe befasi të këndshme nga miqtë dhe familjarët e saj.

Por duket se një nga surprizat e adresuara për artisten kosovare me rastin e ditëlindjes, nuk ka qenë edhe aq e “këndshme”.


Miku i saj i ngushtë Granit Miftari kishte blerë një tortë me qirinj për ditëlindje, të cilën ia bëri befasi në 00:00 të natës.

Ndonëse pasi shpreh dëshirën dhe fryen qirinjtë, vjen momenti për të prerë tortën, me Gentën nuk shkoi kështu!

Kjo pasi, miku i saj mori kremin dhe ia përplasi Gentës në fytyrë, gjersa edhe këngëtarja më pas u mundua t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë.

Sido që të jetë ajo këngëtarja Ismajli duket t’ia ketë kaluar mjaft mirë në përvjetorin e saj të 33-të. /Telegrafi/