Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është shumë aktive së fundmi në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo projektet muzikore.


Së fundmi, këngëtarja e hitit “Guximi” publikoi në InstaStory disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft elegante e veshur me një kostum të zi dhe kapele në kokë.

genttt

Ajo dukej më se tërheqëse në këtë paraqitje, teksa nuk nguroi të realizonte një fotografi të përbashkët edhe me burrin e saj, Huseyin Usta.

Çifti dukeshin mjaft elegantë në këtë fotografi të përbashkët, në të cilën Genta theksoi barkun e saj të tonifikuar, duke treguar se gjendet në formë të mirë trupore.

genta

Dyshja janë prindër të binjakëve Ivy Blue dhe Icon, të cilët erdhën në jetë vitin e kaluar. /Telegrafi/

338448220 1208549956697698 8553098080655056400 n