LAJMI I FUNDIT:

Gent Cakaj përkujton masakrën e Reçakut

Gent Cakaj përkujton masakrën e Reçakut

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka kujtuar masakrën e Reçakut, ku njëzet e një vite më parë forcat serbë vranë 45 civilë shqiptarë të Kosovës.

Cakaj tha se kjo ngjarje kishte tronditur ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por ishte një arsye që të përshpejtohej ndërhyrja politike e ushtarake e NATO-s në Kosovë.

Paralel me masakrën e Reçakut, Cakaj tha se kujtojnë rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës përmes fushatave të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit.


Ai tha se edhe pse kane kaluar njëzet e një vite, ende ka nevojë për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë të spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale në
Kosovë.

“Sot, me dhimbjen më të thellë e nderimin më të lartë, kujtojmë shumë më shumë sesa thjesht masakrën e Reçakut, 15 janar 1999. Njëzetë e një vite më parë, forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë, pleq, gra e burra e të mitur. Kjo ngjarje atë botë jo vetëm tronditi fortë ndërgjegjen e gjithë botës demokratike, por edhe përshpejtoi ndërhyrjen politike e ushtarake të NATO-s në Kosovë. Sot, ndërkaq, duke kujtuar masakrën e Reçakut, ne kujtojmë edhe rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës nëpërmjet fushatave më të shëmtuara të spastrimit etnik dhe gjenocidit. Njëzetë e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale në Kosovë”, shkruan Cakaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori