“Gënjeshtër pas gënjeshtre”, Achraf Hakimi mohon përsëri akuzat për përdhunim

Në një intervistë me mediumin Clique, Achraf Hakimi foli për akuzat me të cilat po përballet. Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain përmendi në veçanti pasojat e këtyre akuzave të rreme për familjen e tij.
Më 1 gusht, zyra e prokurorit francez kërkoi që futbollisti maroken dhe anëtari i PSG-së, Achraf Hakimi, të nxirret para një gjykate penale me akuzën e përdhunimit, ku u raportua më vonë se rrezikon 15 vjet burg.
Ylli maroken është përkujdesur tashmë t’i mohoj akuzat, duke i cilësuar si gënjeshtra.
“Asnjëherë askush nuk më kishte shkaktuar kaq shumë dëm. Për mua, ishte e vështirë dhe është ende. Sepse kur shkruhet gënjeshtër pas gënjeshtre, dhemb, veçanërisht për familjen time”, ka thënë fillimisht Hakimi.
“Fëmijët e mi janë ende të vegjël. Ata nuk e njohin internetin dhe nuk dinë të lexojnë ende. Por një ditë, ata do të lexojnë këto lloj gjërash”.
"Tout ce dont je suis accusé est faux"
Clique x Achraf Hakimi, c’est jeudi 25 septembre sur l’app CANAL+ puis à 23H40 sur la chaîne CANAL+. pic.twitter.com/iyWO49jqKZ
— CLIQUE (@cliquetv) September 24, 2025
“Dhe për mua, të shoh që gënjeshtra të tilla janë shkruar për babanë e tyre nuk është e pakëndshme. Dhe nuk ia uroj këtë askujt”.
“Në botën e futbollit, shumë njerëz duan të përfitojnë nga ne. Nëse nuk je i rrethuar mirë, këto lloj gjërash mund të ndodhin”.
“Pas asaj që ndodhi, ndryshova shumë gjëra dhe njerëz. Tani rrethi im i të afërmve është aq i ngushtë sa nuk lejoj askënd tjetër të hyjë”, përfundoi mbrojtësi maroken. /Telegrafi/





















































