Genci: Ti e vrave dashurinë

Genc Prelvukaj është një ndër këngëtarët më të mirë të zhanrit të tij.
Ai që nga fillimi i karrierës ka mbledhur pas vetes fansa të shumtë, të cilët edhe sot e pëlqejnë mjaft.
Përveç këngëve, që sa herë lanson i shndërrohen në hite, Genci mundohet që të jetë sa më afër ndjekësve edhe përmes një forme tjetër.
Me postimin e imazheve të ndryshme nga jeta profesionale por edhe private, Genci informon fansat e shumtë në rrjete sociale, shkruan rtv21.tv.
E kur jemi te këto të fundit, pak minuta më parë, në profilin e tij në Instagram këngëtari ka publikuar një fotografi, krahas së cilës ka lënë një shkrim interesant.
”Ti e vrave dashnine e ma le armen ne dore….”, ka shkruar Prelvukaj, për të cilin nuk dihet nëse është dedikim për dikë apo pjesë e tekstit të ndonjë kënge.
Ndryshe, ”Vetëm ti” është projekti i fundit i Gencit, të cilin e ka në bashkëpunim me Eni Koçin.






























































