Ish- eprori i UÇK-së, Sabit Geci në një letër dërguar mediave nga burgu i Dubravës, ka shprehur zhgënjimin e tij për Kosovën e pasluftës, për të cilën shpresoi për të arritura më të mëdha.
Geci thotë se gjendja e rëndë e Kosovës është rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të udhëheqësve tanë.
Në letër ai shkruan se katandisja e tij dhe të shokëve të tij është si rezultat i udhëheqësve vendor dhe jo armikut, për të cilën kanë luftuar.
Ai potencon se nuk mund të hesht më, pasi siç tha ai goditjet që i janë bërë atij dhe shokëve të tij, nuk janë për të mirën e vendit.
Ndryshe, Sabit Geci është i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/
Lexoni më poshtë letrën e tij të plotë:
Të nderuar qytetar të Kosovës! Asnjëherë, nuk më ka shkuar mendja se do të vinte dita kur do t’u drejtohesha me këtë letër e sidomos jo me këtë përmbajtje. Por sikur shumëçka tjetër kjo është vetëm një gjë që nuk më ka shkuar ndërmend se do te ndodh ndonjëherë. Unë e kam menduar shumë herë se nuk do të përjetojë lirinë e Kosovës por nuk e kam menduar se gjatë saj do t’u lakmoj shokëve që ranë. Ky dëshpërim është më i rëndë se çdo plumb i armikut në betejë. Është më i rëndë sepse nuk vjen vetëm si rezultat i punës së armikut. Gjendja e rëndë e Kosovës sot është rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të udhëheqësve tanë. Kam heshtur gjatë, duke kuptuar gjendjen në të cilën jam katandisur pas lufte si nevojë për sakrificë. Edhe katandisja ime është punë e shokëve të mi më shumë punë e tyre se sa e armikut. Dhe nuk mund të heshti më, jo për gjë tjetër por se jam bindur se goditjet që më bëhen mua dhe njerëzve që kanë kontribuar nuk janë për të mirë të vendit. Përkundrazi ato e kanë denigruar rezistencën tonë, derisa është denigruar e arritura sublime siç janë liria dhe pavarësia, derisa tash po denigrohet edhe dinjiteti i viktimave të këtij vendi. Me dhemb shpirti që nuk kishim me shumë forcë. Të mbrojmë secilin qytetar tonin nga çmenduria serbe. Të mbrojmë secilën grua, motër e nënat tona. Por nuk e kuptoj se si ndodhi qe prej paslufte askush nuk foli. Të gjithë në fakt u murrën me ne. Na prezantuan neve si kriminel e u harruan kriminelët serb. Derisa po shkruaj nuk po mund ta kuptoj si ndodh që ende nuk kemi krijuar gjykatë që i ndjek ato krime. Kam një mesazh për bashkëluftëtarët në pushtet: Krijuat UNMIK, EULEX e Tribunal Special për tu marrë më bashkëluftëtarët tuaj, e nuk krijuat asnjë mekanizëm për t’i ndjekur krimet e Serbisë? Nga kush u frikësuat? Për çfarë veprash u frikësuat? Në pazar me kë e bletë lirinë tuaj në dëm të së vërtetës?! E keni obligim që të përgjigjeni në këto pyetje. Jo ndaj meje por ndaj qytetarëve. Unë e di rrugën time. Do të sakrifikojë çdo gjë. I dëshpëruar skajshmërish do të përballem me secilin institucion që kërkon të vërtetën. Do ta them atë ashtu siç është sepse vetëm e vërteta e mbron Kosovën. E mbron nga armiku. E mbron edhe nga ju. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?