“Ata do të kenë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare pas shumë vitesh”, thotë gazetarja ukrainase për rusët të cilët kanë pushtuar vendlindjen e saj.
Olena Solodovnikova tregon se ka numër të madh të grave e vajzave të cilat po dhunohen seksualisht, për çka uron që një ditë të vendoset drejtësia.
Në intervistën për KosovaPress ajo flet për njëvjetorin e pushtimit të Ukrainës dhe luftën e tmerrshme që vazhdon. Tashmë ajo po qëndron në Kosovë bashkë me vajzën e saj dhe tregon për mikpritjen që i është ofruar gjatë kësaj kohe. Po ashtu, ajo pret gjatë këtij viti Ukraina të njeh pavarësinë e Kosovës.
Edhe pas 12 muajsh prej kur nisi agresioni rus në vendlindjen e saj, gazetarja ukrainase thotë se situata është e rrezikshme dhe se pak po raportohet nga mediat ndërkombëtare.
“Situata në Ukrainë vazhdon të jetë shumë e rrezikshme për të gjithë ne, sepse është e paparashikueshme se kur fashistët rusë do fillojnë të bombardojnë qytetin tonë. Çdo qytet është në rrezik të vazhdueshëm, dhe për shembull një nga kolegët e mi shkoi në qytetin Kherson në jug të Ukrainës, i cili ishte i pushtuar, dhe tani është plotësisht i lirë, por ata vazhdojnë të bombardojnë qytetin çdo herë, dhe tani sulmet ajrore vazhdojnë atje çdo ditë. Por ,për fat të keq, në mediat ndërkombëtare lufta ukrainas-ruse, është si diçka si “Oh, në rregull, ne e dimë për këtë, ajo po vazhdon dhe ne nuk e vërejmë këtë luftë edhe pse po vazhdon”. Dhe kjo është diçka shumë e keqe, sepse tani çdo ditë ne humbasim ushtarët tanë, njerëzit tanë, popullin ukrainas gjatë kësaj lufte. Dhe njerëzit po mësohen me këtë. Këtë nuk mund ta imagjinoja kurrë se bota e vjetër mund të përdoret për luftë në vendin tim”, tregon ajo.
Derisa flet për gjenocidin që po bëhet në Ukrainë, ajo thotë se është e rëndësishme që e vërteta të jehojë kudo në botë.
Ajo shpreson se për krimet e kryera në vendlindjen e saj, pas disa vjetësh do të merren edhe gjykatat penale ndërkombëtare.
“Ata vazhdojnë ta rinovojnë këtë qytet dhe nuk flasin për viktimat e këtij qyteti dhe kjo është e paparashikueshme. Sa njerëz, sa gra do të abuzohen seksualisht atje dhe në Ukrainë tani, sepse shumë njerëz, dhe shumë gra, që ju vjen shumë turp për këtë, dhe nuk flasin zyrtarisht për këtë. Por dikush do flasë për këtë, dhe mendoj se do të kalojnë shumë vite më vonë, ashtu si në Kosovë dhe do të zbulojmë të vërtetën për numrin vërtet të madh të grave dhe njerëzve që luftuan dhe që u abuzuan seksualisht gjatë luftës ruso-ukrainase. Sepse rusët, siç e dini, abuzimi seksual është një nga armët e tyre. Ata donin t’i frikësonin gratë tona në këtë mënyrë. Ata janë si kafshët. Rusët janë si kafshët. Shumë prej tyre kanë dashur ta bëjnë këtë, dhe mendojnë “nuk kemi dënim për këtë, sepse nuk do dënohemi”. Por ata do të kenë dënim në gjykatat penale ndërkombëtare pas shumë vitesh”, sthotë ajo.
Gazetarja ukrainase u strehua në Kosovë fillimisht vet, meqë rrëfen se kishte frikë për shkak të propagandës ruse. Ajo tashmë po qëndron këtu bashkë me vajzën e saj, e cila vijon mësimin në gjuhën shqipe.
“Po, jemi këtu bashkë (me vajzën). Paraprakisht kam ardhur vetë sepse kam pasur dyshime për këtë vend dhe për situatën në kufi, do të thotë situatën nga kufiri i Serbisë, dhe kam bërë intervistë para një muaji me Albin Kurtin dhe kemi biseduar për atë situatë, dhe kjo është shumë, shumë keq sepse të gjitha rrënjët e situatës në Kosovë tani, në kufi, dhe të gjitha trazirat, ato janë plotësisht të lidhura me rusët, jo vetëm me serbët, por me rusët, njëjtë si në Ukrainë. Pra, e gjithë propaganda, e bazuar në të njëjtat pika si në Ukrainë, dhe në Serbi. Kështu që unë kisha pak frikë nga situata, por tani, kur erdha në fillim dhe isha e sigurt se ky është një vend i sigurt. Erdha me vajzën time dhe tani ajo është në një shkollë në Kosovë, mëson anglisht dhe shqip. Ajo ka bërë shumë miq këtu, dhe ajo është plotësisht e kënaqur me gjithë këtë”, shprehet ajo.
Kosova për Olenën ishte një vend krejtësisht i ri, por ajo tashmë ka shumë çfarë të tregojë për jetën që po e bën tash e më pak se një vit. Si pasojë e propagandës dhe dezinformimit, gazetarja ukrainase thekson se kishte pasur krejt bindje tjera për Kosovën, porse është befasuar me tolerancën dhe socializimin e kosovarëve.
“Kjo është shumë qesharake sepse më parë, kur nuk kam qenë kurrë këtu, mendoja se është një vend plotësisht mysliman, një vend ku gratë janë me mbulesë dhe ato janë shumë të mbyllura, të shtrënguara dhe të lidhura, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Sepse njerëzit janë shumë të hapur, dhe sa herë që kam ardhur këtu. P.sh., dje, kam ardhur me vajzën time në një kafene, ku kemi ngrënë një darkë të mirë këtu, dhe pronari më thotë: ‘Në rregull, mos paguani këtu, ju jeni nga Ukraina, mos paguani sepse ju jeni miqtë tanë’. Kështu, dhe për shembull, kjo është e paparashikueshme, kjo është çiltërsi dhe miqësi, dhe janë shumë të hapur me ne. Kur shkojmë me vajzën time gjashtëvjeçare në një vend, njerëzit, kosovarët, ata i afrohen vajzës time dhe përpiqen ta përqafojnë, asaj i pëlqen kjo. Por për mua, kjo ishte diçka shumë e çuditshme. Wow, kjo është diçka e dyshimtë. Pse këta njerëz janë kaq të hapur dhe miqësorë me fëmijën tim. Por pastaj e kuptova se është mentaliteti”, potencon Solodovnikova.
Pas agresionit rus, ajo humbi edhe bashkëshortin e saj, i cili ishte gazetar i njohur ukrainas. Ai nuk arriti të marrë tretmanin e duhur në spitalin ku jetonte për shkak të luftës. Siç tregon Olena, ai vdiq në dhjetor të vitit të kaluar.
“Familja ime, të afërmit e mi, disa nga të afërmit e mi kanë ardhur në Evropë, në Gjermani, sepse ata janë nga jugu i Ukrainës nga Kharkiv. Dhe ai ishte një vend shumë i rrezikshëm në kufirin me Federatën Ruse. Unë isha e martuar, por fatkeqësisht në dhjetor, burri vdiq, ai ishte një gazetar i famshëm ukrainas, ai merrej me sektorin e të drejtave të njeriut, organizatën nacionaliste ukrainase, ai vdiq kur ishte vetëm 41 vjeç, për shkak të problemeve me stomakun. Sepse tani në Ukrainë, është shumë e vështirë të marrësh trajtim të mirë në spitale, dhe nuk dukej se ishte një problem i madh. Ai nuk ishte ushtar, por ishte në vijën e fronit si media në Ukrainë, dhe ai vdiq për shkak të luftës”, tregon ajo.
Olena Solodovnikova shpreson që shpejt vendi i saj do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Shpresoj që Ukraina ta njohë Kosovën dhe disa nga deputetët tanë të bëjnë shumë më shumë gjëra për ta bërë këtë. Dhe unë mendoj se këto janë vetëm problemet burokratike midis vendeve tona tani, sepse fillimisht ukrainasit mbështesin popullin e Kosovës dhe janë plotësisht me ju. Dhe kur dëgjova për problemet me vizat për Kosovën, kjo është diçka qesharake. Dhe shpresoj që këtë vit ta njohim plotësisht vendin tuaj, zyrtarisht”, pëfundon gazetarja ukrainase.
Olena Solodovnikova është në mesin e shumë gazetarëve të cilët janë strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.
Një vit më parë sot, Rusia filloi një agresion të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova