LAJMI I FUNDIT:

Gazetari spanjoll zbulon votat e tij për Topin e Artë dhe kjo mund t’i befasojë tifozët

Gazetari spanjoll zbulon votat e tij për Topin e Artë dhe kjo mund t’i befasojë tifozët

Gazetari i vetëm spanjoll i cili pati të drejtë vote për Topin e Artë ka folur për triumfin e Rodrit dhe ka zbuluar se kë zgjodhi ai si fitues të këtij çmimi.

Mesfushori spanjoll Rodri shkaktoi befasinë mbrëmjen e së hënës duke u shpallur fitues i Topit të Artë 2024 në një ceremoni në Paris.

Vinicius Junior i Real Madridit kishte qenë favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim këtë vit, por dështoi duke përfunduar i dyti në renditje.


Në një intervistë për mediumin spanjoll ElDesmarque, Alfredo Relano shpjegoi procesin e votimit dhe zbuloi votat e tij.

“Ne votuam një listë të 30 lojtarëve të përgatitur nga France Football. Secili nga ne ka votuar nga 10 lojtarë me pikët: 15, 12, 10, 8,6, 5, 4 ,3 ,2 dhe 1. Të gjitha këto vendosin fitues, por qartësisht ai nuk është Vinicius”.

“Ne kemi pasur tri kritere për votim: performanca gjatë vitit dhe aftësia për të arritur rekorde, aty ku qartësisht Vini shkëlqen, trofetë e fituar me ekipin, njëri pati Ligën Premier dhe Euro 2024, tjetri Ligën e Kampionëve dhe La Ligan dhe në fund, talenti dhe respekti, aty ku Vinicius ka pasur mangësi”, ka thënë Relano.

Relano më pas ka zbuluar se ai i ka dhënë 15 pikë Viniciusit, teksa Rodri mori 12 dhe Jude Bellingham 10 sosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i pakënaqur me sjelljen e trajnerit të Spanjës, de la Fuente

Real Madridi i pakënaqur me sjelljen e trajnerit të Spanjës, de la Fuente

La Liga
Liverpool mund të fitojë ende para nga Trent Alexander-Arnold falë rregullit të ri të transferimeve

Liverpool mund të fitojë ende para nga Trent Alexander-Arnold falë rregullit të ri të transferimeve

Premier League
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset
Real Madridi donte që Alexander-Arnold ta 'pranonte' transferimin sipas kushteve të tyre, anglezi pranoi menjëherë

Real Madridi donte që Alexander-Arnold ta 'pranonte' transferimin sipas kushteve të tyre, anglezi pranoi menjëherë

La Liga
Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Ndërkombëtare
Truproja e Messit sfidon Logan Paul në një ndeshje boksi

Truproja e Messit sfidon Logan Paul në një ndeshje boksi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori