LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i The Guardian nga “vendi i ngjarjes”: Biden mund të deklarojë fitoren sonte

Gazetari i The Guardian nga “vendi i ngjarjes”: Biden mund të deklarojë fitoren sonte

Reporteri senior për politikë i mediumit prestigjioz The Guardian, Daniel Strauss duke sjellë më të rejat nga Wilmington, Delaware, ka shkruar: Unë jam këtu në Wilmington, Delaware, ku shtypi dhe universi më i madh politik amerikan po presin që Joe Biden të deklarojë fitoren më vonë sot pas numërimit të zgjatur të votave.

Siç ka shkruar më tej ai, përcjell Telegrafi, gazetarët dhe personeli shtesë i shërbimit sekret janë mbledhur këtu, duke pritur që Biden do të marrë votat e mbetura elektorale që i duhen për të kaluar pragun prej 270 dhe për të fituar garën presidenciale.

Ndërkohë është bërë e ditur se një “Hapësirë e kufizuar ajrore e mbrojtjes kombëtare” është vendosur mbi shtëpinë e kandidatit demokrat Joe Biden në Wilmington, Delaware.

Nga fillimi i zgjedhjeve deri te fitorja e Biden - E gjitha ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Lexo po ashtu Nga fillimi i zgjedhjeve deri te fitorja e Biden - E gjitha ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Administrata Federale e Aviacionit thotë se hapësira ajrore është kufizuar gjithashtu përkohësisht mbi Qendrën Chase aty pranë, ku është vendosur skena për një fjalim të mundshëm të fitores së Biden – nëse ai përfundimisht fiton zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe, ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka marrë kryesimin me vota në shtetin e tij të lindjes në Pensilvani.

Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden do të tejkalonte 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden është duke udhëhequr në raport me presidentin Donald Trump edhe në Georgia, një kthesë mahnitëse e ngjarjeve në një shtet dikur të besueshëm republikan që Trump duhet të fitojë në mënyrë që të rizgjidhet president. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori