Gazeta nën pronësi të Ronaldos publikoi një ekskluzivitet, portugezi drejt largimit nga Arabia Saudite

Cristiano Ronaldo po përgatitet të largohet nga Arabia Saudite, sipas lajmit të publikuar nga gazeta portugeze Record. Dhe fakti që ky lajm duhet marrë seriozisht dëshmohet nga fakti që pronari i gazetës Record nuk është askush tjetër përveç yllit portugez.
Dje (e hënë), Ronaldo bojkotoi ndeshjen e Al-Nassr në udhëtim kundër Al-Riyadh, të cilën skuadra e tij e fitoi 1-0.
Sipas gazetës së famshme portugeze A Bola, Cristiano është i pakënaqur me mënyrën se si drejtohet klubi dhe pakënaqësia e tij drejtohet ndaj PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), i cili menaxhon Al-Nassr.
Dhe se kjo mund të jetë e vërtetë u konfirmua indirekt dje.
Gazeta portugeze Record raportoi se Ronaldo ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga Al-Nassr në qershor 2026, dhe se ky opsion është shumë i mundshëm.
Gazeta Record deklaroi gjithashtu se klube nga SHBA-ja dhe Evropa janë të interesuara për shërbimet e Ronaldos.
Especial fecho de mercado: Ronaldo pode deixar o Al Nassr, Gustavo Sá rejeita Arábia e ainda Benzema https://t.co/vxPT1UYQeF
— Record (@Record_Portugal) February 2, 2026
Ajo që është më interesante është se Ronaldo është pronari kryesor i grupit të shquar mediatik portugez Cofina Media, i cili zotëron edhe të përditshmen sportive Record.
Ndryshe, nëse dikush ka informacion nga kampi i Cristanos, ajo është gazeta Record. /Telegrafi/

















































