LAJMI I FUNDIT:

Gazeta Bild zbulon interesimin e Liverpoolit për Leroy Sane, por gjermani e do kalimin te Bayerni

Gazeta Bild zbulon interesimin e Liverpoolit për Leroy Sane, por gjermani e do kalimin te Bayerni

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është duke peshuar një transferim të sulmuesit të Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga Bayern Munichu.

Sane nuk ka arritur asnjëherë të bëhet një lojtar fiks i formacionit titullar te City dhe në afatet e fundit kalimtare ka qenë afër largimit.

Klubi më i interesuar për të ka qenë gjiganti gjerman, Bayerni, por sulmuesi anësor pëlqehet edhe nga rivalët anglez të Liverpoolit.


Vetëm 10 milionë euro e ndajnë Sanen nga transferimi te Bayerni
Lexo po ashtu Vetëm 10 milionë euro e ndajnë Sanen nga transferimi te Bayerni

Tashmë është zbuluar se edhe sulmuesi Sane është në dijeni të interesimit të Reds për shërbimet e tij.

Është redaktori i sportit të gazetës së madhe Bild, Christian Falk, i cili ka zbuluar me anë të një postimit në Twitter se Reds janë të pritur ta sjellin Sanen në Anfield.

Lewandowski: Sane mund të ndihmonte shumë Bayernin
Lexo po ashtu Lewandowski: Sane mund të ndihmonte shumë Bayernin

“E vërtetë: Liverpooli ishte i interesuar për Leroy Sane, por Sane e di se një lojtar nga Man City nuk mund të kalojë te LFC”.

“Ai nuk do t’ia bënte atë tifozëve. Prandaj transferimi nuk ishte kurrë një mundësi për të. Për më tepër: Sane dëshiron të shkojë në Bayern”, ka shkruar Falk. /Telegrafi/