LAJMI I FUNDIT:

Gattuso thyen heshtjen dhe tregon se pse e përjashtoi Perisicin nga skuadra

Gattuso thyen heshtjen dhe tregon se pse e përjashtoi Perisicin nga skuadra

Dashuria mes Ivan Perisicit dhe Hajduk Splitit përfundon vetëm pas shtatë muajsh.

Trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, e përjashtoi 35-vjeçarin Perishic nga skuadra përpara udhëtimit në Zagreb, ku Hajduku u përball me Lokomotivën dhe tifozët e klubit të Splitit shpresonin se kjo ishte vetëm një shkelje e vogël e disiplinës dhe se do të shihnin yllin më të madh të skuadrës sërish me një fanellë të bardhë.

Pikërisht për këtë arsye pyetja më e rëndësishme që iu drejtua Gattusos pas barazimit 1-1 me Lokomtivën ishte:  Çfarë po ndodh me Perisicin?


Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra
Lexo po ashtu Kaos te Hajduku, Gattuso përjashton yllin kroat nga skuadra

Italiani ka thyer heshtjen duke thënë se e ka përjashtuar nga skuadra legjendën kroate pasi ai ka kërkuar largimin nga klubi.

“20 ditë më parë, Perisic erdhi në zyrën time dhe më tha se donte të largohej nga klubi. Nëse dikush nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë unë duhet ta respektoj atë”.

“I dhashë një mundësi për të luajtur, 20 minuta, 35 minuta, 65 minuta nëse një lojtar shpreh dëshirën për t’u larguar mund të çojë në mendime të gabuara dhe komplikime në dhomën e zhveshjes”, tha Gattuso, i cili shpjegoi se ai e largoi Perisicin nga ekipi për të ruajtur rendin në të.

Perisic mbërriti në Hajduk në mesin e janarit të këtij viti dhe pasi ishte i lënduar, ai luajti vetëm tetë ndeshje në fund të sezonit të kaluar, duke shënuar një gol.

Këtë sezon ai bëri katër paraqitje dhe luajti 149 minuta, pa arritur të shënoj ose asistoj, derisa tani ai pritet të largohet nga klubi i qytetit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Premier League
Kalo në kategori