Turistët në Afrikën e Jugut kanë qenë dëshmitarë gjatë momentit kur një antilopë e vogël u vra nga një gatopard pasi nuk arriti të fshihej poshtë makinës së turitëve.

Antilopa e vogël i ishte ndarë tufës në Parkun Kombëtar Kruger dhe po ndiqej nga një këlysh gatopard, që ishte fillestar në artin e gjuetisë.


Pasi dështoi ta vriste prenë,erdhi mamaja e këlyshit gatopard dhe vrau antilopën e vogël, e cila e dëshpëruar po përpiqej në çdo mënyrë të shpëtonte, por pa ia dalë mbanë, transmeton tema.

Më pas e tërhoqi në shkurre për ta ndarë ushqimin më këlyshin e saj.

1 233

2 129

3 103

4 84

5 67

6 57