Sërish ranë shërbimet e Cloudflare, për çka për pak kohë “gjysma e internetit” nuk punoi.

Me një riparim të shpejtë, megjithatë, u shmang një kaos më i madh në servera.


Në mesin e faqeve që u prekën ishin Zoom, Canva, Discord, LinkedIn e të tjerë.

Ky është rasti i dytë me radhë që Cloudflare pëson “prishje” për më pak se një muaj - diçka shqetësuese, kur marrim parasysh se ky është operator që zakonisht përpunon kërkesa për miliona faqe në internet.

Cloudflare fillimisht njoftoi se “po hetonte problemin”, ndërsa disa minuta me vonë konfirmoi se “kishte gjetur zgjidhjen”. /Telegrafi/