Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka folur për testet serologjike për COVID-19, të cilat janë siguruar për qytetarët e kryeqytetit.
Gashi ka thënë se qytetarët të cilët i vizitojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare, mjeku i cili i viziton e përcakton nëse duhet apo jo të hyjnë në listën e atyre personave për të kryer testin serologjik, në rast të kundërt siç tha ai nuk mund ta bëjnë këtë test.
Sipas tij, gjatë ditës do të testohen 50 qytetarë.
“Pas përgatitjes disa ditore dhe kalibrimeve në aparaturë nga ekspertët e kësaj lëmie sot veç është përcjellë lista e cila është krijuar nga dje. D.m.th sot e kemi listën e parë të qytetarëve të cilët do t’i nënshtrohen testeve. 50 qytetarë do të testohen në ditë. Kjo do të jetë gjatë kësaj jave, por edhe javëve në vazhdim. Do të rritet kapaciteti edhe për numrin e qytetarëve edhe për hulumtimin të cilët realisht e kemi nisur këtë procedurë. Të gjithë qytetarët që do të vizitojnë qendrat familjare, do të jetë në kompetencën e mjekut familjarë nëse do të jetë e nevojshme që të realizohet ky test për qytetarin apo jo. Testet nuk do të kryhen me vetë dëshirën e qytetarëve, për të hequr merakun nëse e kanë pasur virusin apo jo. D.m.th këto janë teste serologjike të cilat krijojnë për antitrupat e krijuar në organizimin e njeriut dhe nuk është çështje dëshire. Kjo është për çështje hulumtimi”, ka thënë ai, shkruan Telegrafi.
Gashi theksoi se testimet kryhen në laboratorin i cili gjendet tek mensa e studentëve.
Ai po ashtu tha se që nga fillimi i pandemisë janë 1902 raste, ndërsa sot raste aktive në Komunën e Prishtinës numërohen 1175 raste aktive.
“Që nga fillimi i pandemisë i kemi 1902 raste, kurse 1175 raste janë aktive për momentin. Numri i të shëruarve është më i madh. 700 janë të shëruar në komunën tonë, ndërsa rastet aktive janë stabile. 30 qytetarët janë të shtrirë në QKUK”, ka thënë ndër të tjera Bujar Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Veliaj akuzon Dadon: Përndjekësi i familjes më ka ndaluar çdo takim, është vegël e Berishës

Në një vit ikin mbi 40 mijë shqiptarë, çdo i larguar i arsimuar i kushton vendit rreth 14 mijë euro

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe