Avokati Tomë Gashi, ka kritikuar politikën e vendit për mos ngritje të padins ndaj Serbisë për gjenocid ndaj Kosovës, por edhe për votimin për themelim të Gjykatës Speciale.
Gashi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në vend që Serbia të gjykohet dhe kosovarët nga viktima të luftës u shndërruan në të akuzuar potencialë për krime të luftës.
“Pse Kosova nuk po e padit Serbinë për gjenocid? Kosova faktikisht që nga 12 qershori 1999, ka pasur të drejtë që ta padisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, meqenëse vrasjet masive, duke përfshirë edhe qindra masakra të popullatës civile, plagosjet masive, shkatërrimet masive të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të gjitha të këqijat e tjera, Serbia i ka bërë në mënyrë sistematike dhe të organizuar vetëm për shkak të urrejtjes nacionale ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Gashi, transmeton Telegrafi.
Gashi ka kritikuar edhe presidentin Hashim Thaçi për deklaratat se do ta padisë Serbinë për Gjenocid, ndërsa në të njëjtën kohë ka negociuar me palën serbe, sipas Gashit, për çështje të brendshme të Kosovës.
Postimi i plotë i Gashit:
“PSE KOSOVA NUK PO E PADIT SERBINË PËR GJENOCID
Kosova faktikisht që nga 12. qershori 1999, ka pasur të drejtë që ta padisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, meqenëse vrasjet masive,duke përfshire edhe qindëra maskra të popullatës civil, plagosjet masive, shkatërrimet masive të vendbanimeve të shqiptarëve dhe të gjitha të kqijat e tjera, Serbia i ka berë në mënyrë sistemeatike dhe të organizuar vetëm për shkak të urrejtjës nacionale ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Edhe pse, Kosova ka qenë e lire nga okupatori serb që nga 12. qershori i vitit 1999, Kosova deri më datën e shpalljës së pavarësisë më 17. shkurt 2008 juridikisht ka qenë nën patronatin e OKB-së, repsektivisht Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Ky fakt është përdorur nga plotikanët e lartë të Kosovës, se kinse nuk mund të bëjnë asgjë në drejtim të padisë kundër Serbisë, sepse këto çështje kanë qenë pjese ekskluzive e UNMIK-ut.
Kështu nuk ka qenë, mirëpo edhe po të ishe kështu, Kosovës si shtet i pavarur që nga
shkurti 2008 nuk ja ka ndaluar askush që ta padisë Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hague-Holandë, ashtu siç kanë vepruar Krocia, Bosnja dhe Hercegovina.
Ka pas raste të herë pas hershme të ” kërcënimeve” apo paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror se do ta padisin Serbinë për gjenocid, dhe këtë me së shpeshti e ka permendur Presidenti i tanishëm dhe ish Kryeministri z.Hashim Thaçi.
“Kercënimet” e tij ndaj Serbisë kanë qenë për përdorim të brendshëm politik, për të krijuar fluska kërcënuese ndaj Serbisë me padi për gjenocid, e në të njejtën kohë duke negociuar me Serbinë në Bruksel për çështje të brendshme të Kosovës dhe duke i paraqitur këto negociata kinse janë në të mirë të Kosovës.
Ata që negociojn me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, kurrë nuk do ta padisin Serbinë për gjenocid, sepse janë të sigurt se kjo sigurisht nuk do ti pëlqej Serbisë, por ky nuk është problemi kryesor i tyre.Problemi kryesor i tyre është se a do ti pëlqej kjo apo jo Bashkësisë Ndërkombëtare, posaçërisht SHBA-së dhe shteteve të BE-së.
Juridikisht është e lejuar, praktikisht është e pafalshme, pse Kosova as pas 18 viteve të çlirimit nga gjenocidi i Serbisë dhe 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk e bënë këtë.
Sigurisht që tani zyrtarë të lartë shtetëror apo një pjesë e tyre prioritet jetësor e kanë të bashkëpunojnë me secilin që mund të ju jap pak shpresë, se kinse nuk do të akuzohen në Gjykatën Speciale, që per fat të keq të tyre, selia e kësaj Gjykate me votat e tyre në dëm të Kosovës si shtet, dhe dëm të shqiptarëve në përgjithësi dhe ish pjestarëve të UÇK -së në veçanti është caktuar të jete Hague në Holandë.
Ironia me e madhe është se në vend që burrështetasit tanë të jenë në Hagë si paditës kundër Serbisë, një pejsë e tyre fare lehte mund ta gjejnë veteveten të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe ata e dine se akuzat kryesore ju vine nga shteti i Serbisë, të cilën ata kurrë nuk e paditën për gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kështu ne, shqiptarët e Kosovës me voten e deputetve të Kuvendit të Kosovës, për të themeluar Gjykatën Speciale në Hagë kundër vetëvehtës, nga viktima të luftës u shendërruam në të akuzuar potencial për krime të luftës…!!!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën