LAJMI I FUNDIT:

Gashi në Samitin Rajonal për Integritetin në Sport: Epoka e re e sportit po ndodh

Gashi në Samitin Rajonal për Integritetin në Sport: Epoka e re e sportit po ndodh

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në Samitin Rajonal për Integritetin në Sport, i cili po mbahet në Kosovë nën organizimin e Aleancës Globale të Integritetit për Sport (SIGA) dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Kjo ngjarje organizohet për herë të parë në Prishtinë.

Ministri Gashi ka vlerësuar përkushtimin dhe punë e jashtëzakonshëm të Emanuel Macedo de Medeiros, drejtorit të SIGA-s, duke mundësuar që misioni dhe mesazhi i SIGA-s mbi Standardet Universale të Mirëqeverisjes të përcillet globalisht edhe nga Prishtina.

Gjithashtu, ministri shprehu përgëzime edhe për Besim Hasanin, President i Komitetit Olimpik të Kosovës, që u bë ambasadori i vendit tonë, që me përkushtimin e tij ka bërë që ky Samit të na mbledh të gjithëve në Prishtinë dhe të flasim për integritetin në sport dhe sfidat konkrete të zbatimit në realitet – thuhet në njoftimin e MKRS-së.


“Komiteti Olimpik Kombëtar i Kosovës dhe Aleanca Globale për Integritet në Sport na bashkojnë më së miri sa i përket interesit për mirëqeverisjen në sport dhe vizionin drejt së ardhmes”, ka thënë ministri, i cili ka folur për punën dhe politikat që ndjek për fushën e sportit.

Lajmet për MKRS
Lexo po ashtu Lajmet për MKRS

“MKRS është e angazhuar dhe po zbaton një proces strategjik të qeverisjes së sportit në Kosovë dhe ky proces po ndeshet me sfidat e menaxhimit të ndryshimit por edhe po mbështetet nga një vullnet i madh i institucioneve dhe partnerëve qendrorë, lokalë e ndërkombëtarë dhe vepra të shumta me rëndësi strategjike për sportin janë konkretizuar dhe vijojnë të kryhen. Këto realizime së bashku me rezultatet e shkëlqyeshme të sportistëve tanë modelistë botërorë, olimpikë dhe me radhë, shënojnë themele të forta për vazhdimësinë afatgjate”, është shprehur ai.

Ministri ka përmendur se MKRS-ja angazhohet dhe është në shërbim të brezave të tashme dhe të ardhshme duke përgatitur dokumentet e duhura e moderne ligjore të cilat mundësojnë zhvillimin edhe integritetin në sport.

Ministri, mes tjerash, ka thënë se kanë sponsorizuar “një bazë ligjore të përditësuar kundër dhunës në sport, Ligji për Sponsorizime, rregulloret dhe udhëzimet ligjore të miratuara, që kanë të bëjnë me kategorizimin e sportistëve, mirëqeverisjen dhe infrastrukturën e më gjerë, janë pjesë e punës konkrete të realizuar, që të mundësojmë zhvillim dhe integritet në sport për të gjithë në Kosovë dhe në rajon e më gjerë”.

Ministri për fund theksoi se Kosova është në rrugën e duhur me shumë energji pozitive dhe fakti që sot në Kosovë po zhvillohet ky samit tregon se epoka e re e sportit po ndodh.

Në trend Sport

Më shumë
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Ligat tjera
Jo vetëm Vinicius, Al Hilal tundon edhe Rodrygon me mega-ofertë

Jo vetëm Vinicius, Al Hilal tundon edhe Rodrygon me mega-ofertë

La Liga
Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij

Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij

Ligat tjera
Kalo në kategori