Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka vazhduar me formën e mirë në kampionatin amerikan.
Ylli nga Klina, ka qenë protagonist në ndeshjen mes Vancouver Whitecaps dhe skuadrës së tij Colorado Rapids.

Ky takim përfundoi me rezutlat të barabartë 2:2, ndërsa vendasit krijaun epërsi të hershme.


Në pjesën e dytë ishte pikërishtë sulmuesi shqiptar që asistoi bukur tek Kevin Doyle i cili shënoi golin e barazimit për 1:1.

Colorado pësoi gol në minutën e 87-të, por në shtesë arriti ta bafrazoi rezultatin në 2:2 nëpërmjet Sjoberg.

28-vjeçari Gashi në këtë ndeshje luajti për gjatë 79 minutave, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Pas këtij barazimi Colorado mbetet në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me 34 pikë tri më pak se Dallas që ka edhe dy takime më shumë se Rapids. /Telegrafi/

telegrafi sport app