Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu ka folur për përfaqësimin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për kritikat e opozitës ndaj Qeverisë Hoti, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, mundësinë për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe për deklarimin për media që e bëri shefit i LDK-së, Isa Mustafa për arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Gashi foli në lidhje me deklarimin për medie që bëri i pari i LDK-së, Isa Mustafa për arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie, Haki Rugova.
Ai tha se nuk mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi deklarimi i Mustafës, pasi sipas Gashit arrestimi i Rugovës nuk është i bazuar ligjërisht dhe siç tha ai “shihet që ka tendencë politike ndaj Rugovës dhe LDK-së”.
“Ka indice të bazuara se arrestimi i Haki Rugovës është i pabazuar ligjërisht. Baza juridike për arrestim nuk ekziston. Nëse i merr të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare e sheh që Kosova qëndron më së keqi sa i përket arrestimeve sepse: arrestohet njeri, i bëhet gjyqi publik edhe në fund dalin të pafajshëm. Për këtë arsye kjo është shpërfaqje e problemeve në sistemin e drejtësisë. Unë nuk po e vlerësoj nëse zotëri Rugova ka lidhje shkak-pasojë se do të vendosë gjykata në fund, por procesi si proces si është menaxhuar, shihet që ka tendencë politike ndaj zotit Rugova dhe LDK-së edhe dalja e zotëri Mustafës është me këtë qëllim”, tha Gashi.

Gashi tha se Kosova e ka numrin më të lartë të arrestimeve të paligjshme që bëhen nga institucionet e Policisë dhe drejtësisë.
“Qohen në mbajtje njerëzit, dëmtohen politikisht dhe publikisht, dhe pas katër apo pesë vitesh dalin të pafajshëm. Dalja e pafajshme pas pesë vitesh, ia kanë shkatërru jetën dikujt. Duhet me pas parasysh që kur bëhet një urdhër për arrest, duhet me ekzistu dyshimi i bazuar se ajo vepër penale në fund ka me dal me u gjyku e dënu”, tha Gashi.
Ai u shpreh se duke i ditur të gjitha rrethanat e ngjarjes, nuk mund të arrestohet askush e pastaj të mblidhen provat në lidhje me ato dyshime, por që duhet të bëhet e kundërta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës