LAJMI I FUNDIT:

Gartner: Shitjet e telefonave të mençur në rënie!

Gartner: Shitjet e telefonave të mençur në rënie!

Procesorë më të shpejtë, ekrane më të ndritshme dhe tipare tjera shtesë nuk po i tërheqin njerëzit të ndërrojnë telefonin e tyre aktual.

Sipas analizave të kompanisë Gartner, shitjet e telefonave të mençur janë duke rënë në shifra.


Analiza parasheh që tregu i telefonave të mençur do të ketë rritje prej vetëm 7 për qind në 2016, më pak se gjysa e 14.4 për qind rritjes së vitit të kaluar.

Sipas Gartner, Apple dhe Samsung si lider të tregut duhet të zgjerojnë funksionalitetin e produkteve të tyre, duke shtuar tipare si realiteti virtual dhe mjete të tjera që lidhen me funksionet e pajisjeve shtëpiake.

Me sa duket, jo shumë prodhues do të mund ta zënë hapin e konkurrencës dhe drejtimit të saj.