Entuziazmi dhe energjia pozitive karakterizuan edicionin e tretë të High Scardus Ultra, një garë që mblodhi vrapues nga të gjitha anët e botës në shtigje të jashtëzakonshme të Maleve të Sharrit.
Kjo garë organizohet nga Fondacioni Utalaya, Shar Outdoors, dhe TREX, me mbështetjen organizative të Shoqatës SHB Sharri.
Me pjesëmarrjen e rreth 100 vrapuesve, kjo ngjarje ka përçuar jo vetëm sfidën e natyrës, por edhe një mesazh të fuqishëm për promovimin e këtij rajoni të jashtëzakonshëm në botë.
Vrapuesit që morën pjesë në garën e gjatë prej 60 km filluan në orët e para të mëngjesit nga Prizreni, duke kaluar nëpër shtigjet e maleve të Sharrit për të përfunduar te Kodra e Diellit në Maqedoni Veriore. Ata që sfiduan distancën prej 20 km patën mundësinë të shijonin bukuritë e shtegut Jellak, një përvojë që përmbledh magjinë e natyrës dhe pasionin për sportin në natyrë.
Më e rëndësishmja është se të gjithë pjesëmarrësit ishin të mire përgatitur, nën kujdes dhe vëzhgim nga organizatorët, dhe gara përfundoi pa asnjë lëndim fizik ose përvoja të hidhura.
Ceremonia përmbyllëse, e realizuar në Kodër të Diellit, u bë edhe më e veçantë me praninë e Kryetarit të Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasimi, i cili ka qenë një ndër mbështetësit kryesorë të kësaj gare. Ky akt simbolizon bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve dhe lidhjen kulturore që kjo garë promovon.
Një falënderim i veçantë u drejtohet të gjithë vrapuesve, vullnetarëve, dhe sponsorëve të cilët e mundësuan këtë ngjarje.
Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë garë: SHB Sharri Prizren, Komuna e Tetovës, Red Bull, Sporting, Onze, Telegrafi, Scardus Hotel, 2U Healthy Food, VM3, Hyperice, Trex, Rugove, The Better Travel Co., Zdrava Navika-Natusana, NP Tetova Transport, Bonita Organic Nut Butters, Temov Brewery, Artico Media.
Mbështetja e tyre dhe gjithë vullnetarëve ka qenë jetike për suksesin e garës. Ky bashkëpunim është një shembull i vërtetë i përgjegjësisë sociale dhe mbështetjes së zhvillimit të sportit dhe turizmit malor.
Përzemërsisht falënderojmë Shërbimi i Kërkim Shpëtimit i Kosovës dhe Parku Kombëtar Sharri.
Trofeu i këtij viti ishte një simbol unik dhe i veçantë, i njohur si Menada e Tetovës ose Nusja e Tetovës. Ky artefakt antik përfaqëson një personazh që kërcen për nder të Zotit Dionis, duke simbolizuar frymën e shoqërisë, shpresës dhe pozitivitetit – cilësi që pasqyrojnë edhe garën High Scardus Ultra.
Si artefakti ashtu edhe gara janë lidhje simbolike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar unitetin kulturor dhe historik mes këtyre dy vendeve.
High Scardus Ultra ka treguar se jo vetëm që bashkon njerëzit përmes sportit, por tejkalon kufijtë duke promovuar një rajon të pasur me natyrë, histori dhe shpresë për një të ardhme më të shëndetshme dhe në unitet me natyrën.
Më poshtë ju paraqesim fituesit e dy disiplina 60 km dhe 20 km në kategorinë e femrave dhe meshkujve të ndarë në tre vendet e para, sipas orës së arritjes në finnish:
Kategoria e Femrave -High Scardus Ultra 60K
Elisabeth Schleich – 10:45:59
Albulena Sadikaj Ukaj – 12:35:03
Cornelia Taylor – 13:28:43
Yang Zhao – 13:28:43
Kategoria e Meshkujve- High Scardus Ultra 60K
Vigan Hoxha – 08:08:15
Tom Domen – 08:13:50
Uran Ahmeti – 08:18:24
Kategoria e Femrave – Jelak Trail 20K
Marija Pelikon – 02:09:52
Radmila Jovanova – 02:15:19
Kornelija Todosova – 02:17:53
Kategoria e Meshkujve – Jelak Trail 20K
Erzen Zyberaj – 01:27:55
Piotr Wysocki – 01:48:31
Dejan Todovski – 01:49:38
Urime fituesve dhe të gjithë pjesëmarrësve që vërtetuan se disiplina sportive tejkalon kujftië dhe promovon harmoni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës