LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S7 do të vijë me kamerë prej 20MP?

Galaxy S7 do të vijë me kamerë prej 20MP?

Gjatë javëve të fundit, kemi dëgjuar mjaft shumë për modelin e ri dhe kryesor të Samsung, Galaxy S7.

Thashethemet e mëparshme kanë lënë të kuptohet se Samsung është në bisedime me kompaninë Sony për vendosjen e sensorit të kamerës përdorur në Xperia Z5, ndërsa një tjetër thashethem sugjeron se Samsung do të ketë një kamerë standarde me 12MP por me një sensor më të madh për fotografi me cilësi edhe më të mirë.

Tani, një tjetër raport medial sugjeron se Galaxy S7 do të vijë me një aparat fotografik prej 20MP për foto dhe videot, dhe se i njëjti gjithashtu do të vijë me mbështetje për fotot RAW.

Kjo mund të thotë se Samsung mund të ofrojë paraprakisht mundësi të reja për përmirësimin e fotografive nga telefoni i saj, në mënyrë që përdoruesit të munden shumë kollaj para se ata të shkrepin një imazh ta rregullojnë atë, një karakteristikë dhe diçka që është e pranishme në kamerat DSLR. (Telegrafi)