LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 6 sjell 256GB memorie dhe baterinë me 4000 mAh

Galaxy Note 6 sjell 256GB memorie dhe baterinë me 4000 mAh

Kohëve të fundit shumë thashetheme kanë qarkulluar online rreth modelit të ri të fabletit të ri të Samsung – Galaxy Note 6, dhe raportet e fundit sugjerojnë se pajisja do të ketë një ekran me 5.8 inç dhe një bateri prej 4000 mAh.

Para pak kohësh është thënë edhe se Galaxy Note 6 mund të vijë me një procesor të Qualcomm – Snapdragon 823, kjo është në thelb është Snapdragon 820 me shpejtësi më të lartë.

Një thashethem i ri ka sugjeruar se Note 6 do të ketë një ekran me 5.8 inç në Ultra HD 4K, por është e sigurtë se ekrani do të vijë me të paktën një rezolucion Quad hD prej 2560 x 1440 pikselëve.


Samsung Galaxy Note 6 pritet të jetë telefoni i parë i Samsung me 6GB RAM dhe ka edhe mundësi që Samsung të ofrojë pajisjen me 256GB memorie të brendshme.

Pajisja thuhet të ketë të njëjtat kamera si Galaxy S7, kjo do të thotë se do të ketë një kamerë me 5MP në pjesën e përparme për video dhe selfie dhe kamerën kryesore me 12MP në anën e pasme.

Note 6 pritet të jetë plotësisht i papërshkueshëm nga uji sikurse modelet e reja të linjës Galaxy S7.