Gabriel Jesus është xhiruar duke i treguar Khabibit se kur do të kthehet në fushë

Gabriel Jesus ka dhënë përditësime lidhur me kohën e kthimit të tij duke i thënë Khabib Nurmagomedovit se pret të kthehet pas afro katër apo pesë javësh.
Braziliani e ka shikuar në stadium fitoren e Arsenalit ndaj Manchester Unitedit, ndërsa në një kabinë afër ndodhej edhe ikona e UFC-së dhe dy sportistët u takuan për të biseduar gjatë pushimit ndërmjet pjesëve.
Jesus është duke u rikuperuar pas operacionit në gju, si pasojë e një lëndimi që e pësoi gjatë Kampionatit Botëror.
Data e rikthimit të tij është përfolur shumë ndërmjet tifozëve të Topçinjve, ndërsa edhe trajneri Mikel Arteta nuk ka pasur një përgjigje të saktë.
I pyetur nga Khabib se kur do të kthehet, ai ka thënë: “Ndoshta pas katër apo pesë javësh do të kthehem”. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































