Gabriel dhe Declan Rice kishin debat të nxehtë gjatë ndeshjes me Fulham ku në fund pësuan disfatë

Gabriel u pa duke shprehur zhgënjimin e tij me Declan Rice gjatë humbjes së Arsenalit ndaj Fulhamit me rezultat 2-1
Topçinjtë u mundën në “Craven Cottage” pavarësisht se shënuan të parët përmes Bukayo Saka.
Momente përpara se nikoqirët të shënon golin e epërsisë, Gabriel dhe Rice u përfshinë në një debat të ashpër – ku dukej sikur braziliani ishte i pakënaqur me shokun e tij të skuadrës.
https://twitter.com/centregoals/status/1741489688119046153
Kjo ishte humbja e dytë me radhë për Arsenalin.
Humbja do të thotë që Topçinjtë do ta mbyllin vitin në vendin e katërt me 40 pikë, vetëm një më shumë se Tottenhami që është i pesti. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































