LAJMI I FUNDIT:

Gabime në Ligën Premier, gabime edhe në Championship – Anthony Taylorit i jepet drejtimi i derbit

Gabime në Ligën Premier, gabime edhe në Championship – Anthony Taylorit i jepet drejtimi i derbit

Anthony Taylor do të rikthehet në Ligën Premier këtë fundjavë, pavarësisht se bëri një gabim në Championship.

Gjyqtari i ligës angleze do të marrë drejtimin e ndeshjes derbi mes Chelseat dhe Manchester City të dielën.

Rikthimi i tij në Ligën Premier vjen pavarësisht se kishte bërë gabime gjatë ndeshjes në Championship midis Preston dhe Coventry të shtunën.


Një nga gjyqtarët më të mirë në Angli u përjashtua nga Liga Premier për shkak të një vendimi kontrovers
Lexo po ashtu Një nga gjyqtarët më të mirë në Angli u përjashtua nga Liga Premier për shkak të një vendimi kontrovers

Taylor akordoi një penallti në pjesën e parë për Preston kur Milutin Osmajic ishte në zonë përpara se ai të rrëzohej nga mbrojtësi i Coventry, Kyle McFadzean.

Megjithatë, kishte vetëm kontakt minimal mes dyshes me Osmajic që nuk dukej se ishte prekur kur tentoi të godiste topin.

Por, Taylor akordoi gjithsesi një penallti, gjë që bëri që tifozët të bënin thirrje që ai të degradohej në Ligën e Parë.

Ish-gjyqtari i Ligës Premier liston tri gabimet kryesore gjatë ndeshjes Newcastle - Arsenal
Lexo po ashtu Ish-gjyqtari i Ligës Premier liston tri gabimet kryesore gjatë ndeshjes Newcastle - Arsenal

Megjithatë, në vend të kësaj, Taylor do të kthehet në ligën më të lartë të Anglisë për të drejtuar ndeshjen e madhe mes Chelseat dhe Man Cityt.

Degradimi i Taylor në Championship në radhë të parë erdhi pas gabimeve në ndeshjen mes Newcastle dhe Wolves.

Gjyqtari akordoi një penallti për Newcastle në barazimin 2-2 në Molineux muajin e kaluar, me Panelin e Incidenteve të Pavarur të Ndeshjeve kryesore të Ligës Premier që e konsideroi vendimin si të pasaktë pas shqyrtimit.

Pesë incidentet që ndodhën në derbin Tottenham-Chelsea, ishte një natë e madhe e kaosit
Lexo po ashtu Pesë incidentet që ndodhën në derbin Tottenham-Chelsea, ishte një natë e madhe e kaosit

Gary Beswick dhe Adam Nunn do të jenë asistentët e Taylor në ndeshjen me Craig Pawson gjyqtarin e katërt.

VAR do të drejtohet nga Jarred Gillett me Darren Cann në detyrën e asistentit të VAR.

Taylor nuk ka marrëdhëniet më të mira me tifozët e Chelseat për shkak të disa vendimeve historike kundër tyre, me tifozët që madje nisën një peticion për ta ndaluar atë nga ndeshjet e tyre sezonin e kaluar.

Megjithatë, në fillim të këtij sezoni ai nuk arriti të akordonte një penallti kundër Bluve për një lojë të supozuar me dorë në ndeshjen kundër Liverpoolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

Mbappe barazon Sukerin dhe Zamoranon - ai ka nevojë për nëntë gola të tjerë për të thyer rekordin e klubit

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Kalo në kategori