Site icon Telegrafi

FVK fiton të drejtën e organizimit të kualifikueseve të Evropianit U-22

(Foto: Facebook/FVK)

Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e Grupit D, kualifikues për Kampionatin Evropian U-22 në konkurrencën e meshkujve që do të zhvillohet muajin në korrik.

Kosova do të marrë pjesë pikërisht në Grupin D, ku do të ketë punë të vështirë ndaj kundërshtarëve, si Polonia, Izraeli dhe Hungaria.

“Djelmoshat “Dardanë”, të cilët kanë avantazhin të luajnë si nikoqirë në garën që do të zë vend mes datave 21-23 korrik, do t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për paraqitje sa më dinjitoze në një grup jashtëzakonisht sfidues, me kundërshtarë si Polonia, e cila aktualisht zë vendin e tretë në ranglistën e përgjithshme të Kombëtareve më të forta për grupmoshën nën 22-vjeç nga CEV”, thuhet në një njoftim të FVK.

Ndërkohë, Izraeli dhe Hungaria zënë pozitat nëntë respektivisht 14 në të njëjtën ranglistë.

Gjatë muajve në vazhdim Federata e Volejbollit të Kosovës do ta bëjë publik edhe vendin ku do të mbahet ky aktivitet.

Exit mobile version