Një tifoz u bashkua me skuadrën e Italisë gjatë festimeve pas ndeshjes në Wembley, por u largua nga Marco Verratti para se të mbërrinin zyrtarët e stadiumit.

Ishte një natë magjike në Wembley, ku Azzurrët mposhtën Spanjën në penallti për të arritur në finalen e Euro 2020.


Lojtari i Chelseat, Jorginho shënoi me sukses penalltinë e fundit, pasi Gigio Donnarumma kishte ndaluar goditjen e Alvaro Moratas, duke bërë që festimet të fillonin.

Ishte një moment i vështirë pasi një tifoz i cili hyri në fushë nga tribunat e Wembley Stadium u bashkua me Azzurrët për festimet e tyre pas ndeshjes.

Djaloshi filloi të festonte me  Marco Verrattin i cili u step paksa kur e pa atë në mesin e tyre. Ylli i PSG-së reagoi duke e larguar tifozin përpara se të vinte një zyrtar i stadiumit.

Në foton e postuar nga Alessandro Florenzi në rrjetet sociale, ju mund të shihni tifozin, derisa kishte arritur për të festuar me lojtarët. /Telegrafi/

telegrafi sport app