Futeni tubin e maskarës dy minuta në ujë të ngrohët, dhe ajo do t’ju qëndrojë dyfish më gjatë në fytyrë

Nuk ka ndjenjë më të keqe sesa ajo e frustrimit që e ndieni kur maskara e preferuar ju largohet!
Ndoshta sapo keni dalë nga shtëpia dhe e keni vërejtur se si maskara ka filluar të largohet.
Por, fatmirësisht ekspertët e makijazhit kanë ndarë me ne një truk jashtëzakonisht të thjeshtë që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem.
Përderisa maskara e freskët është gjithmonë opsioni më i mirë (gjithmonë hidhni në bërllok maskarat pas tre muajve për të parandaluar infeksionet e syve), ekziston një metodë që do t’jua bëjë maskarën të zgjasë dyfish më shumë sesa zakonisht, transmeton Telegrafi.
- Fillimisht sigurohuni se maskara është e mbyllur mirë
- Pastaj tubin e maskarës vendoseni në një gotë me ujë të nxehtë
- Lëreni tubin të zhytet në ujin e nxehtë për dy deri në tre minuta
- Aplikojeni maskarën!
Me këtë metodë maskara do t’ju qëndrojë më gjatë sesa zakonisht!/Telegrafi/



















































