Çdo femër ka dëshirë të ketë fustane të qepura në mënyrë të përsosur. Për këtë sezon trendi i fustaneve sipas masës vjen në versione të ndryshme që i ofrojnë linjën e përsosur secilës siluetë.
Përgatiti: Pajtim Raci
(veshja, grimi, flokët)
tel. 049 203 405
Model: Kadrie Canolli
Për krijimin e përshtypjes pozitive janë të rëndësishëm shumë faktorë, por njëri nga ta gjithsesi është stili i veshjes. Ajo që e keni të veshur dërgon porosi të rëndësishme për ju, andaj përpiquni rreth zgjedhjes e veshjes që në takimin e parë me disenjatorin.
Bëhuni gati për sezonin me plot llojllojshmëri mode!
1. Ijët dhe kërdhokullat – mënyra më e rëndomtë për balancim është të zgjidhni fustanin i cili nuk është i ngushtë, por që lehtë rrëshqet nëpër pjesën e poshtme të trupit. Aq më mirë nëse ka dekolte të madhe apo krah të zbuluar, andaj në atë mënyrë tërheq vëmendjen në to.
2. Duart e holla, të lëshuara apo të trasha – natyrisht që ka zgjedhje më të mirë të fustaneve me mëngë të gjata. Gjë e mirë është që të zgjidhen fustane me mëngë të pazakonshme. Ngjashëm mund të arrini sukses nëse në fustan pa mëngë shtoni shallin apo “bolero”.
3. Nëse jeni trupshkurtër, zgjedhje e mirë për ju janë fustanet elegante pa rrudha të tepërta apo pa disa elemente “të bukura”. Fustani njëngjyrësh do të theksojë figurën tënde. Vendosni për fustane të kadifenjtë dhe fustane me materiale të buta.
4. Nëse duhet të vishni numra të mëdhenj, zgjidhni fustan të thjeshtë, aq më parë me ngjyrë më të errët. Fustani ngjyrë të zezë është zgjedhja më e mirë, femrat që veshin fustane të këtilla duken më të dobëta. Krahas kësaj, nëse fustani nuk është i shkurtër, do t’ju tregojë më të gjatë dhe do të dukeni super.
5. Nëse i keni problem këmbët, mund të dukeni bukur edhe nëse nuk i vini në pah ato. Në vend që të vendosni të vishni pantallona, vishni fustan të gjatë. Nëse fustani është nga materiali i mirë, do të dukeni shumë elegante.
6. Për ato femra që kanë krahë të gjerë, zgjedhja më e mirë janë fustanet pa supore. Nuk duhet të zgjidhni fustanin i cili do t’ju mbulojë, por atë i cili do t’i theksojë disa pjesë të tjera, apo fustani i cili në vete ka ndonjë detaj të theksuar. Natyrisht, shmangni mëngët me rrudha dhe suporet.
7. Nëse nuk keni bel, problemi do të zgjidhet nëse zgjidhni fustanin i cili është i prerë më ulët apo më lart nga beli. Aq më parë nëse është në dy nuanca apo i kombinuar me dy materiale.
8. Nëse keni gjoks të madh, zgjidhni fustanin i cili lidhet përreth qafës, sipas mundësisë me pjesën e rrudhur të sipërme. Nëse fustani ka fund të gjerë, do ta balanconi në tërësi gjoksin. Zgjidhni materialet të cilat rrëshqasin lehtë, por që nuk ngjiten për trupi. Gjithashtu, shmanguni qaforet. Dhe, natyrisht, shmanguni çfarëdo stolie apo aksesori në pjesën e sipërme të fustanit.
9. Nëse keni gjoks të vogël – shumica e fustaneve solemne më mirë u rrinë femrave me gjoks të vogël, kështu që ato pikërisht nuk kanë kurrfarë problemesh me rastin e zgjedhjes së fustaneve. Mirëpo, nëse dëshironi që në mënyrë optike ta zmadhoni gjoksin, zgjidhni fustanin i cili në atë pjesë ka vëllim të ngjashëm me timonin, të stolive e ngjashëm.
10. Nëse jeni tepër e dobët dhe nuk keni forma femërore, ato do t’i arrini me ngjyra vezulluese dhe me mostra ngjyrë të errëta. Detajet ekstra janë mëngët me rrudha, fundi i gjerë etj. Shmanguni materialeve të cilat ngjiten për trupi, si edhe fustaneve të cilat zbulojnë më tepër seç duhet.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t’i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?