LAJMI I FUNDIT:

Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)

Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)

Besoni apo jo, fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Maqedonia duke krijuar më shumë se 100 ueb faqe për të mbështetur kandidatin Republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë këto fushata udhëhiqen nga një qytet i vogël me rreth 45 mijë banorë, Veles.

BuzzFeed News ka identifikuar 100 faqe pro-Trump që vijnë nga Maqedonia.


Këto ueb faqe e kanë ndihmuar Donald Trump me 140,000 ‘shares’, reaksione dhe komente në Facebook.

Bëhet fjalë për ueb faqe me adresa si: WorldPoliticus.com, TrumpVision365.com, USConservativeToday.com, DonaldTrumpNews.co, dhe USADailyPolitics.com

trump-1

trump-2

trump-3

Këto ueb faqe publikojnë përmbajtje agresive pro-Trump, për të ndihmuar fushatën e Donald Trump.

Në artikullin e BuzzFeed News thuhet se këto fushatë studentët nga Velesi e bëjnë për përfitime marramendëse nga Google AdSense.

donald-trump-ads-veles

”Po, përmbajtja e blogjeve është e keqe, false dhe e çon fushatën e Trump në një drejtim të gabuar. Por ne këtë metodë e përdorim që të iniciojmë klikime” tha njëri nga studenetët që bën fushatë për Donald Trump.

”Nëse humb Trump do t’i bëj faqet të kenë lidhje direkte me ueb faqen time që shkruaj tema sporti” thotë partneri 16 vjeçarë që gjithashtu bën fushatë për Donald Trump./Telegrafi/

Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU!

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori