LAJMI I FUNDIT:

Furlani: Milani ishte shumë afër falimentimit, futbolli duhet parë si industri

Furlani: Milani ishte shumë afër falimentimit, futbolli duhet parë si industri

Shefi i Milanit, Giorgio Furlani, ka paralajmëruar se klubi ‘do të kishte falimentuar’ pa mbështetjen e Elliott Management, duke shtuar se futbolli duhet parë si ‘industri’, duke përfshirë rregullat që lejojnë ndërtimin e stadiumeve të reja.

“Ne duhet të braktisim idenë se futbolli është një lojë dhe asgjë tjetër. Futbolli është një industri”, ka thënë Furlani.

“Ne jemi duke folur për klube që kanë qindra miliona euro dhe mund të sjellin qindra miliona euro në investime në shtetin tonë. Futbolli është një instrument i jashtëzakonshëm për të joshur investitorë të huaj”.


“Ka probleme sistematike në Itali, në mesin e të cilave edhe infrastruktura sportive që është e turpshme. Ne kemi probleme serioze të piraterisë në televizion, shto këtu edhe një numër rregullash dhe ligjesh që nuk na ndihmojnë që të jemi konkurrues në nivel evropian”, është shprehur Furlani.

Mike Maignan refuzon rinovimin me Milanin, dy klube të mëdha vihen pas tij
Lexo po ashtu Mike Maignan refuzon rinovimin me Milanin, dy klube të mëdha vihen pas tij

“Pyetja që duhet të shtrojmë është: a është futbolli një industri? Pra, nëse klubet tjera marrin ndihma nga qeveria për t’u zhvilluar, atëherë përse futbolli duhet të përjashtohet? Nëse do ta linim Milanin që të falimentonte, atëherë ne do të ishim duke biseduar për një fatkeqësi kombëtare. Në vend të kësaj, Milani është i shëndetshëm dhe dëshiron të ndihmojë futbollin italian të ringjallet”, përfundoi Furlani.

Milani ka qenë nën udhëheqjen e Silvio Berlusconit për më shumë se 30 vjet, por u futën në një kaos kur klubi u shit tek Yonghong Li.

Biznesmeni misterioz kinez e kompletoi blerjen e klubit vetëm me ndihmën e një kredie nga Elliott Management, por kur ai nuk ishte në gjendje që ta paguante atë, fondi i mirëbesimit amerikan e mori në pronësi klubin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori