Furia dëshmon se pse është favoriti kryesor, e “shkatërron” NaVin

Ekipi brazilian Furia e ka dëshmuar se pse është prentendeti kryesor për ta fituar CS2 Majorin, që po mbahet në Budapest.
Furia e shkatërroi NaVin në “De_Nuke” me rezultat të thellë 13:2.
Brazilianët e nisën fuqishëm qysh në “pjesën e parë”, që e mbyllën me një epërsi të thellë prej 12-0.
NaVi tentoi të këndellet në CT-Site, por e tëra që arritën ishin dy pikë, me epilogun përfundimtar 13-2.
Talenti “molodoy” ishte i pandalshëm me plot 19 eliminime, ndihmuar nga “Kscerato” me 17. Ndërkohë, te NaVi nuk ishte nata e “makazze”, që regjistroi vetëm dy eliminime.
O TOP 1 DO MUNDO VENCE E CONVENCE.#FURIACS 1-0 na Hungria!#BudapestMajor pic.twitter.com/NXsHgXg7cF
— FURIA (@FURIA) December 4, 2025
Përndryshe, pas orës 18:00, NaVi do të tentojë të këndellet pasi ka nevojë të regjistrojë tre fitore për të siguruar fazën e eliminimit direkt./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































