LAJMI I FUNDIT:

Fungo: Mos lejoni tensione!

Fungo: Mos lejoni tensione!

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, thotë se autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të vazhdojë të bashkëpunojë me KFOR-in. Megjithatë, sipas tij, nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrën e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, NATO-ja do të duhet ta rishikojë nivelin e saj të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve.

Këto komente gjenerali italian i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në fund të fundit i takon Këshillit Veri-Atlantik që ta marrë një vendim unanim politik se si të vazhdohet tutje.

Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile, pavarësisht, siç thotë ai, disa tensioneve që janë vërejtur kohët e fundit. Duke folur për procesin e krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2008, nën kujdesin e KFOR-it, gjenerali Fungo thotë se është themeluar një sistem rigoroz i verifikimit.


“Të gjithë kandidatët për FSK janë verifikuar me kujdes për të siguruar se vetëm ata me shkathtësitë më të përparuara mund t’i bashkohen FSK-së. Gjatë viteve FSK-ja ka përmirësuar aftësitë e veta në fushat e aktiviteteve, në përputhje me mandatin e saj”, ka potencuar ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori