Fundjavë pranverore, luhatje temperaturash dhe kthim i diellit

Për ditën e sotme parashihet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të vendit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë edhe reshje të lehta shiu.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Ndërkaq, për ditën e diel parashihet përmirësim i kushteve atmosferike, me mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje, duke arritur nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim nga veriperëndimi. /Telegrafi/




















































