LAJMI I FUNDIT:

Fundi i një përplasjeje mes presidentit Trump dhe udhëheqjes së lartë ushtarake, Pentagoni shkarkon Sekretarin e Marinës

Fundi i një përplasjeje mes presidentit Trump dhe udhëheqjes së lartë ushtarake, Pentagoni shkarkon Sekretarin e Marinës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka shkarkuar drejtuesin e marinës ushtarake, duke i dhënë kështu fund një përplasjeje shokuese mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqjes së lartë ushtarake për fatin e një pjesëtari të forcave speciale të marinës (SEAL), i cili akuzohet për krime lufte në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, saktësoi se Sekretarit të Marinës iu kërkua paraprakisht dorëheqja nga Sekretari i Mbrojtjes dhe se më vonë ai e paraqiti atë.

Sekretari i Mbrojtjes Esper u shpreh se pati humbur besimin tek Sekretari i Marinës, Richard Spencer dhe e akuzoi atë se, pa e vënë në dijeni, pati propozuar një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për rastin e ushtarakut në fjalë.


Presidenti Trump pati dalë në mbrojtje të rastit të oficerit të marinës Edward Gallagher, i cili fitoi pafajësinë për akuzën se pati vrarë me thikë një të burgosur militant të Shtetit Islamik, por u gjet fajtor se pati pozuar me trupin e tij në Irak, në vitin 2017.

Shkarkimi i Sekretarit të Marinës është një kthesë dramatike në debatin e shpejtë dhe të ngarkuar politikisht, që ekspozoi një krisje në marrëdhëniet e Presidentit Trump me zyrtarët më të lartë të forcave të armatosura amerikane dhe ngriti pikëpyetje rreth rolit që duhet të luajë komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura në çështjet e sistemit të drejtësisë ushtarake. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori