Shkencëtarët konstatojnë që kanë arritur të shërojnë të sëmundjen e rëndë me metodën inovative.

Ekspertët kanë arritur që t’i luftojnë qelizat e kancerit të zorrëve me ndihmën e imunoterapisë së re dhe kanë publikuar që rezultatet janë qind për qind të suksesshme me eksperimentin i cili është bërë në minjtë e sëmurë nga kjo sëmundje.


Imunoterapia e re kombinon rrezatimin tradicional dhe imunoterapinë.

Ata besojnë që kjo metodë mund të aplikohet edhe në format e ndryshme të kësaj sëmundjeje, sepse edhe imunoterapia është konstatuar si mënyrë shumë e mirë në shërimin e kancerit, e cila mund të zëvendësojë kimioterapinë për disa vite.

Ajo zgjon sistemin imunitar të pacientit dhe e mëson trupin se si të luftojë vetë kundër qelizave malinje, transmeton Telegrafi.

csm 20160209 Thinkstock patient cancer 71127632c9

Radioiumonterapia prodhon molekula të cilat janë të ndërtuara që të identifikojnë dhe t’i shkatërrojnë qelizat e kancerit.

Këto qeliza trupi vetë i prodhon me ndihmën e sistemit imunitar dhe ato marrin rolin për luftimin kundër baktereve dhe viruseve.

Kur këto qeliza të injektohen në trupin e pacientit, ato udhëtojnë deri te qelizat e kancerit dhe i godasin drejtpërdrejt me dozën e caktuar të rrezatimit.

Te minjtë në të cilët janë bërë eksperimentet, qelizat e kancerit janë vrarë derisa qelizat e shëndetshme kanë mbetur të paprekura.

Kjo metodë mund të aplikohet edhe në lloje të tjera të kancerit siç janë kanceri i gjirit, i mushkërive, i pankreasit, melanoma...

Ende nuk është precizuar që kjo metodë është e gatshme për ta provuar në njerëz dhe se koha do të tregojë se a do të aplikohet fare edhe në njerëz. /Telegrafi/

02CANCER4 superJumbo