Fugees mund të performojnë bashkë

Dy këngëtarët do të dalin në skenën e Festivalit Muzikor Raggamuffin në Rotorua si solo artistë, në janar të viti të ardhshëm, ndërsa kjo do të jetë paraqitja e parë në skenë e Hill që nga momenti kur u sëmur.
Edhe pse Wyclef Jean ka refuzuar kategorikisht mundësinë e bashkimit me “Fugees”, fansat shpresojnë se ai do të bëjë një përjashtim në këtë festival dhe do të bashkohet me Lauryn Hill në skenë për të performuar këngë të tilla, si “Killing Me Softly With His Song”, “Fu-Gee-La” dhe “Ready or Not”.
Grupi ku bënte pjesë edhe Pras Michel, u nda në vitin 1997. Ata u ribashkuan në vitin 2004, ndërsa sërish u ndanë në vitin 2007. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































