Forca e Sigurisë së Kosovës njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025 do të realizojë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës.


"E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët", thuhet në njoftimin e FSK-së./Telegrafi/