Megjithëse e vlerëson të dëmshme dhe të gabuar zotimin me letër se FSK-ja për veprime të mundshme operacionale në veri të vendit nuk shkon pa lejen e KFOR-it, zotim që në vitin 2013 i kishte bërë NATO-s ish-kryeministri Hashim Thaçi, ministri Ejup Maqedonasi ka thënë sot se me një letër që mban vulën e tij, i ka bërë me dije komandantet Enrike Barduani se e respektojnë zotimin e dikurshëm.
Disa ditë përpara sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, një njësi ushtarake e FSK-së ishte angazhuar në një nga katër komunat në veri të vendit.
Nuk dihet lokacioni dhe arsyeja e këtij angazhimi, por ky veprim bëri që më 30 nëntor ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, t’i dërgoj një letër komandantit të KFOR-it, ku thotë se i ka sqaruar se angazhimi i kësaj njësie ushtarake nuk ka pasur për qëllim provokim të situatës.
Dy javë më vonë, komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Barduani do të fliste në kanalin dy të RTK-së për këtë konfirmim me shkrim.
“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të FSK-së për zotimin e tyre të 2013 për të mos u vendosur në veriun e Kosovës pa pëlqimin dhe autorizimin paraprak të KFOR-it.
Ky zotim kohëve të fundit mu konfirmua me shkrim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
I vetmi rast kur publikisht u panë në veri të vendit pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës, është ceremonia e varrimit të një ish-ushtari të UÇK-së, ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit, i cili publikoi fotografinë e rrjetet sociale më 24 nëntor.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nuk e konfirmoi se bëhet fjalë për këtë rast.
Diçka e re është fakti që FSK ka qenë në veri para disa javëve. Këtu, pra, qëndron thelbi i letrës.
“Në letër kam synuar që të sqaroj që angazhimi i njësisë në veri nuk ka pas qëllim provokues të situatës dhe ka ritheksuar që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK-së në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR-it”, ka deklaruar Maqedonci.
“FSK-ja nuk do të dislokohet në veri të vendit, pjesë e Kosovës, e banuar me shumicë serbe, pa dakordim paraprak me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, thotë letra e dikurshme me nënshkrimin e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi- të cilin e ka publikuar kohë më parë kryeministri aktual Albin Kurti i cili këtë letër e konsideron katastrofale.
“Konsiderojmë që është shkelje flagrante, me të cilën do të duhej që të merren organet e drejtësisë”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kkurti.
Së këndej me i referuar letrës së dërguar në nëntor, Maqedonci ka thënë se zotimi në letër ka qenë që ta sigurojë komandantin e KFOR-it, se me njëri tjetrin do të koordinohen mbi veprimet e nevojshme ushtarake të FSK-së në veri të Republikës, pas shpërthimit të fuqishëm që dëmtoi kanalin e Ibër Lepencit.
KFOR-i tha se institucionet e Kosovës i kanë kërkuar autorizim për dërgimin e mundshëm të FSK-së në zonën e prekur, por se misioni e ka refuzuar.
Në mbledhjen që mbajti Këshilli i Sigurisë në mesnatë pas sulmit, aprovoi masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike në të cilat u angazhua edhe forca e sigurisë, por jo në pjesën veriore./RTK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame