Me rastin e shënimit të “Ditës së Forcës”, FSK-ja, sot hapi të gjitha dyert e kazermave për vizitorë, ku morën pjesë nxënës, qytetarë, deputetë, personalitete ushtarake dhe politike të Kosovës, si dhe përfaqësues diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës.
Manifestimi qendror u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërkaq ministri Haki Demolli, ua uroi festën të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve.
“FSK-ja është e të gjithëve dhe FSK-ja punon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne si Ministri e FSK-së, kemi vendosur që ditën e FSK-së ta festojmë së bashku me qytetarët e Kosovës. Andaj kemi hapur dyert e të gjitha kazermave tona, në mënyrë që të vijnë të na vizitojnë të rinjtë, fëmijët, të rriturit, madhoret, të gjitha grup moshat e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që prej së afërmi t’i shohin disa prej kapaciteteve tona, t’i shohin personelin tonë dhe t’i shohin disa aktivitete tona të cilat i kemi përgatitë enkas për qytetarët e Kosovës. Ne kemi bërë hapjen e dyerve tona për qytetarët tonë, në vitin kur FSK-ja ka realizuar një varg suksesesh sikurse në rrafshin vendor dhe në atë ndërkombëtar. Tani më FSK është e gatshme për tu transformuar në Forcë të armatosur të Kosovës. E vetmja gjë që presim, ne si Ministri është vendimmarrja politike në Kuvendin e Kosovës”, tha ministri Demolli.
Për nder të Ditës së Forcës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie vizituan kazermën e FSK-së, “New Born” në Gjilan, me ç’rast panë nga afër disa prej demonstrimeve, pajisjeve dhe aktiviteteve të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë si dhe u pritën nga komandanti i Batalionit të Parë të BRSH-së, nënkolonel Haki Xhemajli.
Rama tha FSK-ja, po shënon Ditën e saj së bashku me qytetarët, sepse është në shërbim të tyre dhe të institucioneve të vendit në përgjithësi.
Ai po ashtu theksoi se FSK-ja dhe pjesëtarët e saj për gjatë gjithë vitit kanë treguar disiplinë, profesionalizëm dhe motivim të lartë, si dhe kanë treguar suksese në të gjitha aktivitetet dhe operacionet brenda vendit, e gjithashtu edhe në bashkëpunim në ushtrime të përbashkëta me ushtritë e vendeve partnere.
Gjeneral Rama tha se FSK-ja synon të jetë forcë fleksibile dhe e ndërvepruese me partnerët.
Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie tha se FSK-ja e themeluar në vitin 2009 ka fituar reputacionin e vet tek qytetarët e vendit, duke qenë institucioni më i besueshëm dhe më i respektueshëm i Kosovës.
Ambasadori Delawie në vazhdim numëroi disa prej sukseseve më të mëdha të FSK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja