Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, ka organizuar sot “Ditën e hapur”, e cila do të zgjatë nga ora 10:00 deri 13:00.

Qytetarë të shumtë janë duke vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku edhe po shohin nga afër pajisjet, armatimin dhe aktivitetet e FSK-së, transmeton Telegrafi.


Numër i madh i qytetarëve janë parë edhe në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për media kishte thënë se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur.

"Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së", thuhej në njoftim.

Gjithashtu, sot nga ora 19:00, mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë./Telegrafi/

400422465 358081070065918 8604331346723876188 n 1

400787028 1685606258599383 3740657194475218166 n 1

406095424 838632644659349 593208994068088045 n 1

400503981 362588543095476 4733666584786355167 n 1

386888526 3516208281924964 1101859898240050811 n 1

377161192 3509909232593073 5471170045808586840 n 1

400538355 361431173066509 4854486974605277781 n 1