Një kontingjent me automjete të blinduara ka hyrë në Kosovë si furnizim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Siç bëhet e ditur, automjetet ushtarake janë blerë prej Ushtrisë Amerikane.


Ndërkohë, ende nuk janë dhënë detaje se sa është shuma e harxhuar për këto mjete, dhe sa pritet të shpenzohen në të ardhmen.

Dy vite më parë 24 automjete ushtarake “Humvee” kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

Në korrik të 2018, Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për blerjen e 51 automjeteve të blinduara ‘Humvee’. /Telegrafi/

6 1 1

4 7 1

3 12 1

2 23 1

1 108 1