Për herë të parë janë publikuar pamjet mbresëlënëse të filmuara nga droni të fshatit misterioz në Kinë, ku banorët e tij kishin jetuar për shumë vite në shtëpitë e ndërtuara nën tokë.

Dhjetëra tunele në provincën kineze Henan, janë përdorur për të pasur qasje në afro 10 mijë shtëpi të ndërtuara nën tokë, transmeton Telegrafi.


2 163

Edhe sot, afro 3 mijë persona vazhdojnë të jetojnë brenda atyre, edhe pse shumica janë zhvendosur në shtëpi moderne.

3 136

Në këto shtëpi që kinezët i quajnë Yaodongs, kanë jetuar 6 gjenerata për më shumë se 200 vite.

4 113

Megjithatë, kjo traditë në Kinë daton qysh para 4 mijë viteve, ku mijëra banorë preferonin të jetonin në këto shtëpi nëntokësore por që kryesisht ndërtoheshin nëpër kodra.

5 100

Në shtëpitë në formë katrore të "zhytura" nën tokë, temperatura gjatë dimrit sillet mbi 10 gradë Celsius derisa verës 20.

6 77

Ato janë futur në listën e trashëgimisë kulturore nga autoritetet kineze në vitin 2011.

7 69

"Shpellat nëntokësore" janë të zakonshme në provincën Henan dhe nga mediat kineze janë etiketuar si "fshatrat më misterioze në Kinë". /Telegrafi/

8 58

9 57

10 49

11 46

12 36

13 36

14 28

15 23

16 19

17 15

18 16

19 14