Testet mjekësore të kryera për Matthijs de Ligt këtë mëngjes kanë përjashtuan një dëmtim muskulor, njofton klubi i Juventusit.

Mbrojtësi holandez u tërhoq në ngrohja para ndeshjes Juventus-Spezia natën e kaluar, duke u zëvendësuar nga Gianluca Frabotta.


"Matthijs De Ligt iu nënshtruan sot testeve në J | Medical, ku kanë përjashtuar dëmtimin e muskujve dhe gjendja e tij do të monitorohet dita ditës", thuhet në njoftim.

Eoo MJRXcAQFi w

Juventus po përballet me një krizë dëmtimesh sidomos në mbrojtje pasi Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci janë të dëmtuar, ku vetëm Merih Demiral dhe De Ligt ishin mbrojtësit e vetëm qendror në dispozicion për ndeshjen me Spezian.

Është ende e pasigurt për sa kohë do ti duhet De Ligt, por Andrea Pirlo me siguri shpreson për një rikuperim të shpejtë pasi “Zonja e Vjetër” ka dy ndeshje vendimtare përpara.

de ligt pirlo

Ata e presin Lazion në “Allianz Stadium”  e vlefshme për Serie A të shtunën, ndërsa në mesjavë luajnë me Porton në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë Juventusi e a humbur 2-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app