LAJMI I FUNDIT:

Stilet e mahnitshme të flokëve të cilat i kemi mësuar nga heroinat e “Game of Thrones”

Stilet e mahnitshme të flokëve të cilat i kemi mësuar nga heroinat e “Game of Thrones”

Me miliona fansa anë e mbanë botës, Game of Thrones mbetet një ndër seritë më të shikuara në televizion.

Ky serial veçse ka arritur një status kulti për shkak të historisë që përmban, pamjes së mahnitshme dhe kastit me aktorë të talentuar që me të vërtetë duket se i dashurojnë rolet e tyre, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, përveç serialit, shumë fansa e admirojnë edhe bukurinë e heroinave të tyre të preferuara. Më poshtë janë disa nga frizurat më të mahnitshme që janë shfaqur në Game of Thrones e të cilat do t’ju bëjnë të ndjeheni sikurse jeni pjesë e një bote të fantazisë.

Daenerys Targaryen

1

Autorja e këtij blogu din se si t’ju bëj të fuqishme si Khaleesi në vetëm pak hapa.

Sansa Stark

2

Nuk janë vetëm vajzat me flokë të kuqe të cilat mund ta kenë këtë frizurë luksoze.

Cersei Lannister

3

Cersei Lannister është grua e rrezikshme me dy armë të fuqishme: “zjarrin e djallit” dhe bukurinë e saj. Kjo video do t’ju ndihmoj të krijoni një ndër frizurat më të njohura të Game of Thrones.

Melisandre

4

“Gruaja e Kuqe” e fascinon audiencën me forcën e saj të mahnitshme, por edhe me bukurinë e jashtëzakonshme. Ndiqni këtë përshkrim për të mësuar se si të bëheni një “shtrigë e fuqishme”.

Margaery Tyrell

5

Ky është një përshkrim i thjesht që ju ndihmon të krijoni frizurën e mahnitshme të një mbretëreshe me vlerë.

Ygritte

6

Autorja e këtij video blogu din se çfarë mund ta bëjë Jon Snow të bie në dashuri si i çmendur. /Telegrafi/